Aksident i rëndë në rrugën Shkodër-Lezhë, një i vdekur dhe një i lënduar
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë 1 të vdekur dhe 1 të plagosur ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin Shkodër-Lezhë. Gazetari Teodor Gjerga raportoi se aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit të Shkodrës, në Kryebushat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa […]
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë 1 të vdekur dhe 1 të plagosur ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin Shkodër-Lezhë.
Gazetari Teodor Gjerga raportoi se aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit të Shkodrës, në Kryebushat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një grua ka mbetur e plagosur rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë./Euronews.al















