Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Sipas Euronews, bëhet me dije se incidenti ndodhi pasi mjeti bujqësor me të cilin po lëviznin dy personat ra në kanal dhe ata u mbytën nga uji.

Mësohet se viktimë mbeti shoferi 60-vjeçar dhe një 21-vjeçar që ishte bashkë me të.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.