Policia e Kosovës ka njoftuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, aksidenti është regjistruar në segmentin e autostradës që lidh Prizrenin Verior me atë Jugor, në kilometrin 13.

Të paktën tri automjete janë përfshirë në këtë ngjarje tragjike, përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Deri më tani, Hoxha nuk ka dhënë detaje mbi numrin e viktimave.

“Me  datë 21.10.2024 rreth ores  18:40  ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova,,  Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 eshte shkaktuar nje aksident trafiku me fatalitet ku jane te përfshira: Nje automjet me targa te huaja, nje kamion dhe nje automjet me targa vendore.

Ne vendin e aksidentit kane dal njesitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia eshte duke ndermarr veprimet e nevojsheme hetimore lidhur me shkaktaret e ketij aksidenti te rendë.

Per detaje tjera do te njoftoheni nga kompetentet pas raportimeve shtese.

Humbjet e jetëve njerëzore si pasoje e aksidenteve rrugore janë tepër shqetësuese për te gjithë, andaj Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferet që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik dhe për te shmangur rastet e tilla tragjike”, ka njoftuar Hoxha.