Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes një 22-vjeçar

Një 22 vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas një aksidenti të ndodhur në Gjakovë. Viktima ishte ngasës i motoçikletës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një 22 vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas një aksidenti të ndodhur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë.

Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka theksuar se në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Ai ka potencuar se lidhur me rastin një person është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Gjergj Sokoli”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës (mashkull i lindur në vitin 2001) për shkak të lëndimeve është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim e të cilit një person është ndalur në mbajtje”, ka thënë ai.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika