Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka nodhur në mes të fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graçanicës.
Aksidenti që ka ndodhur mesditën e së hënës ishte me pasoja fatale, ku u përfshinë dy vetura.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graqanicës,” tha Ahmeti.
Ahmeti njoftoi se aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.