Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Cerrcë të Istogut, gjatë orëve të para të mëngjesit të 1 shtatorit.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:02 dhe në të janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një minibus.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe një pasagjer, të cilët fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mjeku kujdestar ka konstatuar se njëri nga të aksidentuarit ka humbur jetën.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia.
