Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një person

Një aksident ka ndodhur mes disa automjeteve në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ku si pasojë mbeti i vdekur një person e një tjetër po trajtohet në spital

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë, si pasojë e aksidentit ka vdekur një person.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar në dalje të  Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në  aksident janë  përfshirë  tri automjete një  veturë , një  kamionetë  dhe një  motoçikletë,  ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur jetën  motoçiklisti.”

Ndërsa  lëndime ka pësuar edhe  një  person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal  në Mitrovicë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika