Aksident me fatalitet në rrugën Kaçanik-Ferizaj, një i vdekur e pesë të lënduar

Një aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Ferizaj ka shkaktuar një vdekje dhe pesë të lënduar. Informacionin e ka konfirmuar majori i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Qazim Reka. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10 dhe ka përfshirë tre vetura

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar major i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për shkaqet apo rrethanat e aksidentit.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se viktima është i moshës së re./ Telegrafi

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika