Aksident mes autobusit dhe veturës në Klinë, lëndohen gjashtë persona
Në një aksident ku ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë në Gllarevë të Klinës, janë lënduar gjashtë persona. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka thënë Gashi. Gashi ka thënë […]
Në një aksident ku ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë në Gllarevë të Klinës, janë lënduar gjashtë persona.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe po i zhvillon hetimet lidhur me rastin.















