Një aksident trafiku mes 3-4 veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Henc.
Si pasojë e aksidentit, në këtë segment rrugor janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, të cilat raporton Dukagjini se shtrihen deri në Bresje, në hyrje të Fushë-Kosovës.
Për momentin nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është vështirësuar.
