Aksident mes dy veturave dhe një kamioni në Deçan, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën e 28 gushtit në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ku janë lënduar katër persona

Ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan, të dielën e 28 gushtit.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Sot rreth orës, 15:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Ai ka theksuar se personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për të pranuar trajtimin mjekësor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika