Aksident mes dy veturave në Caralevë, dy të lënduar
Një aksident tjetër ka ndodhur këtë të diele mes dy veturave në Caralevë, ku si pasojë janë lënduar dy persona. Rastin për Dukagjinin, e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si […]
Një aksident tjetër ka ndodhur këtë të diele mes dy veturave në Caralevë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Rastin për Dukagjinin, e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar Bytyqi.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimin rreth zbardhjes së aksidentit .















