Aksident në mes të kamionit dhe autobusit në Carralevë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të martë në mëngjes në rrugën Carralevë-Duhël, në mes të një kamioni dhe një autobusi, dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë transportuar në QKMF në Suharekë për trajtim mjekësor

Intervenimi i zjarrfikësve për nxjerrjen e pasagjerëve nga autobusi pas aksidentit të rëndë në Carralevë, 10 shtator 2024.

(E përditësuar) Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 07:11 në rrugën Carralevë-Duhël.

Aksidenti ndodhi në mes të një autobusi dhe një kamioni, ku autobusi është rrotulluar në krahë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren, Shaqir Bytyqi, zjarrfikësit kanë intervenuar për të nxjerrë pasagjerët nga autobusi.

Ndërsa, të lënduarit janë transportuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë për ndihmë mjekësore.

“Sot më datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë”, ka thënë Bytyqi për Dukagjinin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Sipas një njoftimi të kompanisë së linjës së autobusëve në fjalë, thuhet se pasagjerë kanë qenë familjarët e pensionistëve kaçanikas që po udhëtonin nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar.

Ndërkohë, pasagjerët tashmë janë transportuar me një autobus tjetër dhe janë nisur për në bregdetin shqiptar.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika