Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën Prishtinë–Podujevë, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

“Si pasojë e aksidentit, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Dukagjinin.

Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal.