Aksident mes trenit dhe veturës, lëndohen dy persona
Gjatë kësaj të premteje ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe treni. Të lënduar nga ky aksident janë lënduar dy persona. Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës 17:00 kemi pranuar […]
Gjatë kësaj të premteje ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe treni. Të lënduar nga ky aksident janë lënduar dy persona.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha Ahmeti.















