Aksident mes trenit dhe veturës në Pejë, tre të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë në Pavlan të Pejës. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e […]
Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë në Pavlan të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.















