Aksident mes trenit dhe veturës në Prishtinë, lëndohet një person
Një aksident mes trenit dhe një veture ka ndodhur këtë të premte në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar, njofton Dukagjini. Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një […]
Një aksident mes trenit dhe një veture ka ndodhur këtë të premte në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, u shpreh Ahmeti.















