Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, policia jep detaje
Tre persona kanë mbetur të lënduar, si shkak i një aksidenti në rrugën Prishtinë–Mitrovicë. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Përpos të lënduarve, dëme materiale janë shkaktuar edhe në një lokal. […]
Tre persona kanë mbetur të lënduar, si shkak i një aksidenti në rrugën Prishtinë–Mitrovicë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Përpos të lënduarve, dëme materiale janë shkaktuar edhe në një lokal.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal”, ka thënë Ahmeti.


Bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.















