Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, më konkretisht në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ndërsa dy persona kanë marrë lëndime gjatë përplasjes.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 12:00 në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në  Vushtrri . Në aksident janë përfshirë tri vetura,  ndërsa lëndime kanë pësuar dy  persona”, ka thënë Zahiti.