Aksident në Bresalc të Gjilanit: Vdes një person, lëndohen dy të tjerë

Një aksident tragjik në fshatin Bresalc të Gjilanit ka marrë jetën e një 46-vjeçareje kosovare, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku ka humbur jetën një grua 46-vjeçare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti përfshiu tri automjete dhe ndodhi rreth orës 15:00, duke lënë të lënduar edhe dy persona të tjerë.

“Te nderuar, ju njoftojmë se  në aksidentin e trafiku mes tri automjeteve, që ka ndodhur me datë 31.10.2024 rreth orës 15;00h, ku si pasoj e këtij aksidenti kanë qenë të lënduar tre persona. Ata janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Gjilan për ndihmë mjekësore.

Pasagjerja shtetase e Kosovës (1978),  si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion.

Hetues policor të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, ka njoftuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika