Aksident në Gurrakoc të Istogut, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Gurrakoc të Pejës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne fshatin Gurrakoc”. “Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe […]
Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Gurrakoc të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne fshatin Gurrakoc”.
“Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.















