Aksident në Komoran, vdes një person

Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në Komoran.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për rajonin e Prishtinës.

Siç njofton Ahmeti, aksidenti ka nodhur sot rreth orës 13:30, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, ku motoçiklisti si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 13:30  kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje,” ka thënë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”

Teksa njofton se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika