Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në fshatin Korenicë të Gjakovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, ku janë përfshirë dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar Krasniqi.