Aksident në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
Mëngjesin e së premtes, një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku dyshohet se janë përfshirë një veturë dhe një kombi. Sipas pamjeve të marra nga vendi i ngjarjes, një ambulancë është parë në vendin e ngjarjes. Për të marrë informacione nëse ka të lënduar nga ky aksident, portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë […]
Mëngjesin e së premtes, një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku dyshohet se janë përfshirë një veturë dhe një kombi.
Sipas pamjeve të marra nga vendi i ngjarjes, një ambulancë është parë në vendin e ngjarjes.
Për të marrë informacione nëse ka të lënduar nga ky aksident, portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por ende nuk ka një përgjigje.

Aksidenti në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë shihet se ka shkaktuar kolona të gjata në rrugën e këtij segmenti.















