Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në udhëkryqin te Menza e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë aksident siç shihet në videon që ka siguruar Portali Dukagjini janë përfshirë dy vetura.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.