Aksident në mes veturës së KFOR-it dhe një veture civile në Klinë, lëndohet një person

Për aksidentin që ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor

Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në fshatin Zajm të Klinës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se në aksident ishin përfshirë një veturë e KFOR-it dhe një veturë civile.

“Viktima është person civil, nuk është ushtar i KFOR-it”, ka deklaruar Rugova.

Ndër të tjera, Rugova ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për tretman mjekësor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika