Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën pasi ka pësuar lëndime të rënda.

“Sot, rreth orës 19:30, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete. Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë, mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën,” thuhet në ">njoftimin e Policisë.

Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.