Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:48 në fshatin Nabërgjan të komunës së Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar per Televizionin Dukagjini se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, ndërsa një tjetër ka humbur jetën.

“Rreth orës 12:48 është njoftuar Policia për një aksident në fshatin Nabërgjan të komunës së Pejës. Menjëherë Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe me të arritur aty ka kuptuar se dy vetura janë të involvuara në aksident. Katër persona të lënduar, gjersa për një person tjetër mjeku kujdestar në Emergjencë e ka konstatuar vdekjen,” tha Gashi.

Policia është duke hetuar rastin dhe po kryen ekzaminimet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.