Janë lënduar dy persona në një aksident në Prekaz të Komunës së Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në fshatin Prekaz të  Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti.