Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në lagjen te Komuna e Re në Prishtinë.
Nga pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen të përfshira në aksident dy automjete, mes tyre edhe një veturë e taksisë.
Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me aksidentin, përfshirë nëse ka persona të lënduar, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ende përgjigje.
