Aksident në Prishtinë, vdes motoçiklisti pas përplasjes me veturën

Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete, që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në fshatin Llukar të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20.

“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukar të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika