Aksident në Prishtinë, vdes një biçiklist
Një biçiklist ka vdekur si pasojë e një aksdienti që ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Autobusëve, të marten e 6 dhjetorit, rreth orës 20:40. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në afërsi të […]





Një biçiklist ka vdekur si pasojë e një aksdienti që ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Autobusëve, të marten e 6 dhjetorit, rreth orës 20:40.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
Krahas kësaj, Ahmeti bën të ditur se Policia e Kosovës ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të aksidentit derisa ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.




















