Aksident në Prugovc të Prishtinës, katër persona të lënduar

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar katër persona

Aksident trafiku, foto ilustrim

Në mëngjesin e së hënës një aksident trafiku ka ndodhur në Prugovc të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika