Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të hënën rreth orës 11:50 në magjistralen Kaçanik–Ferizaj.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Kanun Veseli, në aksident u përfshinë dy vetura me targa vendore, ndërsa shkak ishte mosmbajtja e distancës së sigurisë.

“Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar lehtë njëri nga drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, ku pas marrjes së ndihmës janë lëshuar për në shtëpi,” ka njoftuar Veseli.

Policia ka njoftuar se përveç lëndimeve trupore, aksidenti ka shkaktuar edhe dëme materiale në veturat e përfshira.