Aksident në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, pasditen e së enjtes. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani. “Janë dy të lënduar…kemi nevojë për konfirmim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore”, ka deklaruar Elshani. Ndër të tjera bëhet e […]
Dy persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, pasditen e së enjtes.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
“Janë dy të lënduar…kemi nevojë për konfirmim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore”, ka deklaruar Elshani.
Ndër të tjera bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar se që të dy automjetet ishin me targa të Serbisë.
“Policia e Kosovës, sot në orët e mbrëmjes ka pranuar informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Rudare, në rrugën Mitrovicë-Leposaviq. Njësitë policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, me tabela të Serbisë. Lidhur me gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve, pritet konfirmimi nga mjekët kompetent”, ka treguar Kelani.
Ndërkaq, njësitet policore janë duke vazhduar me hetimin e rastit.















