Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, vetura përfundon në një furrë buke
Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar kështu edhe dëme materiale në tri lokale. “Sot rreth orës 03:30 […]
Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar kështu edhe dëme materiale në tri lokale.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ngasësi i së cilës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 3 persona, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale”,pohoi ajo.
Ahmeti shtoi më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut.















