Aksident në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, e përfshirë një veturë e policisë(VIDEO)
Një aksident ka ndodhur rrugën Prishtinë – Mitrovicë, e përfshirë në këtë aksident është edhe një veturë e policisë. Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Mazgit. Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron […]
Një aksident ka ndodhur rrugën Prishtinë – Mitrovicë, e përfshirë në këtë aksident është edhe një veturë e policisë.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Mazgit.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Burovci, të lënduarit kanë marrë trajtim trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.
“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare”, ka thënë ai për Dukagjinin.
Ky aksident ka krijaur kolona të gjata në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
















