Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku, i cili ka ndodhur të martën e 17 janarit, në rrugën Prishtinë-Podujevë

Aksident trafiku, foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Prishtinë-Podujevë, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Portali Dukagjini, e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar dy persona.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, (në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika