Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti ku u përfshinë tri vetura në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë teksa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 09:00, është raportuar një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti.