Aksident në Sojevë të Ferizajt, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë  për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se një veturë me targa vendore që ka qenë në lëvizje ka dalë jashtë rrugës.

“Ju njoftojmë se, sot rreth orës: 14:00 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë në lëvizje, me targa vendore ka dalur jashtë rrugës”.

Ai shtoi se me këtë rast dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në veturë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj“, ka thënë Veseli.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika