Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Tërstenik të komunës së Drenasit, ku për pasojë ka humbur jetën një motoçiklist.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe në të janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Si rezultat, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre, me inicialet A.M., nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, është bërë e ditur se ngasësi i automjetit është ndaluar dhe ndaj tij është caktuar masa e mbajtjes

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.