3 këmbësorë kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në Vushtrri, të martën.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Tre këmbësorët e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor”- ka thënë ai.