Aksident trafiku me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës nis me njoftimin se dje ka pasur një “aksident trafiku me fatalitet në Autostradën Dr. Ibrahim Rugova”. Policia e Kosovës ka njoftuar së më datën 24 gusht të vitit 2023, rreth orës 13:15 minuta, sipas policisë është raportuar ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën Dr. Ibrahim Rugova. Tutje, […]
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës nis me njoftimin se dje ka pasur një “aksident trafiku me fatalitet në Autostradën Dr. Ibrahim Rugova”.
Policia e Kosovës ka njoftuar së më datën 24 gusht të vitit 2023, rreth orës 13:15 minuta, sipas policisë është raportuar ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën Dr. Ibrahim Rugova.
Tutje, Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i lënduar në këtë aksident nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Autostrada Dr. Ibrahim Rugova 24.08.2023-13:15. Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur ka ndërruar jetë në QKUK-së”, thuhet në raportin 24-orësh.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, ka përfunduar Policia e Kosovës.















