Aksident trafiku në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një person dyshohet se është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë, në drejtim të Prishtinës, përdërisa po kalonte në vendkalimin për këmbësor. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta

Aksidenti i ndodhur në drejtim të Prishtinës, Fushë Kosovë. Foto: Bekim Ibishi

Një person dyshohet se është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në drejtim të Prishtinës dhe viktima dyshohet të jetë goditur në vendkalimin për këmbësor (zebra).

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, teksa Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes.

Portali Dukagjini ka kontaktuar zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 16:40  kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika