Aksident trafiku në Gjakovë, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në Gjakovë, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK).

Nga katër të lënduarit, një fëmijë i është nënshtruar operimit në Kirurgjinë e Fëmijëve dhe anestezionit.

Lajmin ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Emërgjencës, Naser Syla, i cili tha se tre të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabile por me lëndime të rënda.

“Katër të aksidentuar i ka sjellë Spitali i Gjakovës. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Njëri nga të lënduarit u dërgu në sallën operative nga kirurgjia e fëmijëve dhe anestezionit. Tre të tjerët janë duke i kompletuar ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme  në QE. Gjendja e tyre është stabile edhe pse me lëndime  të rënda”, tha Syla./KP

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika