Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjakovë. Në vend të ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca, ku edhe e kanë dhënë ndihmën e parë për një person i cili është lënduar.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen dy vetura të përplasura njëra me tjetrën.

Portali Dukagjini ka dërguar pyetje në Polici, por deri në momentin e raportimit nuk kemi marrë përgjigje.