Aksident trafiku në Klinë, dy të lënduar
Në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës ka ndodhur një aksident trafiku mes një treni dhe një kombi. Nga ky aksident janë lënduar dy persona. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Një aksident ka ndodhur në fshatin Krushevë e Madhe në komunën […]
Në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës ka ndodhur një aksident trafiku mes një treni dhe një kombi.
Nga ky aksident janë lënduar dy persona.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një aksident ka ndodhur në fshatin Krushevë e Madhe në komunën e Klinës, mes një treni të udhëtarëve dhe një kombi, dy persona janë të lënduar rëndë, lëndimet janë serioze”, ka thënë Gashi.















