Aksident trafiku në magjistralen Ferizaj–Gjilan, përfshihet edhe një veturë policie
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt ku është përfshirë edhe një veturë policie. Nga ky aksident raportohet vetëm për dëme materiale teksa rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në […]
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt ku është përfshirë edhe një veturë policie.
Nga ky aksident raportohet vetëm për dëme materiale teksa rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Veseli.
Veseli, mes tjerash, tha se rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve të aksidenteve.















