Aksident trafiku në Prizren, vdes një person

Një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Zhur-Prizren

Ilustrim

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku, i ndodhur të martën e 12 korrikut, në rrugën Zhur-Prizren.

Lajmin për media e ka bërë të ditur Azem Baraliu, shef i operativës së Policisë së Kosovës në njësinë e trafikut në Prizren.

Ai ka konfimruar se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar”, ka thënë Baraliu.

Po ashtu, ai ka thënë se njëri nga të lënduarit ka lëndime më të rënda.

Sipas Baraliut, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika