Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Vushtrri, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në mes të tri veturave, në rrugën Mitrovicë - Vushtrri

Ilustrim

Nga një aksident trafiku në mes të tri veturave në rrugën Mitrovicë – Vushtrri, një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites të së hënës, teksa viktima ka vdekur në ShSKUK në orët e para të së martës.

“Aksident trafiku me fatalitet mbrëmë rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë në segmentin  rrugor në hyrje të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.

“Në aksident ishin përfshirë tri vetura, si pasojë  e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, më pas dy nga të lënduarit janë dërguar në SHSKUK –Prishtinë

“Ndërsa, me datën 12 mars 2024, rreth orës 00:20, nga SHSKUK-ja, është raportuar se i lënduari viktima M.M.48 vjeçar, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë tutje Zahiti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika